Arrestohet në Rinas 23-vjeçari i dehur, rrahu policët

Nuk janë të pakta rastet e konfliketeve në avion gjatë fluturimit. Rasti i tillë ndodhi edhe me 23-vjeçarin E.N., i cili u konfliktua me pasagjerët në avion i cili më pas u arrestua në Rinas.Punonjësit e një linje fluturimi kanë njoftuar në hyrje të vendit, se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion.

Pas njoftimi të rastit nga ana e punonjësve të linjës së fluturimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë arrestuarin personin në fjalë,i cili gjatë gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, efektivët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *