Tragjedi në Turqi, autobusi bie nga 30 metra lartësi, 12 të vdekur dhe 19 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqinë qendrore ditën e sotme, ku një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga.
Konkretisht, siç raportojnë mediat turke, drejtuesi i autobusit të pasagjerëve që udhëtonte nga Sebastia për në Stamboll ka humbur kontrollin e mjetit, si pasojë ka kaluar në anën e kundërt të trafikut dhe ka rënë në një humnerë 30 metra.
Njëmbëdhjetë pasagjerë vdiqën në vend. Një tjetër viktimë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra pasi është dërguar në spital. 19 pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në autobusin fatkeq ndodheshin gjithsej 31 pasagjerë.
Guvernatori i Yozgatit, Mehmet Ali Ozkan, tha se “besojmë se ka qenë një aksident i shkaktuar nga pakujdesia. Do të kryhen hetime të mëtejshme për të përcaktuar rrethanat e sakta që kanë çuar në aksident”.
Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunds bëri të ditur se për aksidentin ka nisur një hetim gjyqësor./Balkanweb

