Arrestohen 13 persona nga Çegrani dhe një nga Gostivari

“Gjatë natës (31-korrik) në ora 01:30 në Çegranë të Gostivarit, zyrtarët policorë të Policisë së Çegranit kanë privuar nga liria 13 persona nga Çegrani dhe një person nga Gostivari. Rreth orës 20:30 të njëjtit kanë organizuar një shëtitje në afërsi të fshatit dhe dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri dhe nga një plumb endacak është lënduar 52-vjeçarja R.F. nga Çegrani, e cila ndodhej në oborrin e shtëpisë në fshat. Ajo është transportuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}