Ahmeti: Në Prekaz kupton se sa madhështore është liria
Me rastin e 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoëeruar nga zyrtarë të lartë shtetëror, ka kryer homazhe tek varrezat e familjes Jashari në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.
Lajmin e bënë të ditur vet Ahmeti në faqen e tij të Facebook:
Kur qëndron pranë varreve lapidare të familjes Jashari në Prekaz kupton sa madhështore është LIRIA, nga aty jehojnë ende amanetet e tyre për Kosovën si trokitje e pavdekshme në ndërgjegjen tonë kombëtare për ta ruajtur e përparuar përjetësisht.
Gjaku i tyre i pastër ujiti tokën për të lulëzuar sërish pranvera në Kosovën që e deshtën më shumë se jetën! Lavdi e përjetshme Jasharajve, të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës!


