A e dini se cilat janë paisjet që harxhojnë rrymë edhe në rastet kur nuk i përdorni?
Kjo është lista e pajisjeve që konsumojnë energji elektrike edhe kur janë në gjendje boshe.
Karikuesi i celularit
Shumë njerëz e lënë karikuesin në prizë edhe pasi të kenë mbaruar karikimin. Duket më praktike në këtë mënyrë, dhe shpesh ne jemi shumë dembel për të nxjerrë kabllon. Kostoja e vetë karikuesit nuk është e madhe, por ekziston.

Komanduesi i TV dixhital
Pak njerëz janë të vetëdijshëm për funksionimin e komanduesve dixhitalë, por ata vazhdojnë të marrin sinjale edhe kur televizori është i fikur. Pra, kur të fikni televizorin, fikeni edhe komanduesin, nëse e keni veçmas. Përderisa është i pashfrytëzueshëm, ai konsumon 22 vat në ditë.

Televizori
A e dini se shtypja e butonit të energjisë për të shuajtur televizorin vetëm se e vë atë në gjumë? Televizorin mund ta fikni plotësisht vetëm duke e shkëputur nga priza. Ndryshe televizori që nuk punon konsumon 24 vat në ditë.
Kompjuterë dhe laptopë
Edhe kur janë të fikur, kompjuterët desktop dhe notebook ndërsa janë në karikues funksionojnë në sfond. Nëse nuk dëshironi që ata t’ju “vjedhin” 95 vat në ditë, më mirë hiqeni nga priza. Nuk duhet theksuar se nëse i mbani këto pajisje në “stand by”, konsumi është edhe më i lartë.

Pajisjet me kohëmatës
Të gjithë kanë të paktën një nga këto në familjen e tyre. Furrat me mikrovalë, DVD player, të gjitha tregojnë kohën kur janë fikur. Në këtë mënyrë, ata konsumojnë 108 vat shtesë në ditë. Si çdo gjë tjetër, zgjidhja e vetme është ndalimi i plotë i rrjedhës së energjisë elektrike drejt tyre./skopje24

