Tragjedi në një kopsht për fëmojë në Tajlandës,38 të vrarë

Të paktën 38 persona janë vrarë nga të shtënat masive në verilindje të Tajlandës, tha një zëdhënës i policisë për Reuters. Të shtënat kanë ndodhur në një kopsht fëmijësh në Nong Bua Lamphu.

Policia tha se mes të vrarëve ka edhe fëmijë dhe se autori ishte një ish-polic. Është duke u zhvilluar kërkimi për kapjen e autorit.

Sulmi i mëngjesit të sotëm në kopshtin e fëmijëve shqetësoi komunitetin. Redaktori i BBC-së në Tajlandë, Noporn Wong-Annan, thotë se zona në veri-lindje të vendit është intensivisht rurale, mbi 530 km nga kryeqyteti, Bangkok.

Ai thotë se zona e largët është mjaft e varfër, dhe shumica e banorëve të zonës punojnë si fermerë dhe jetojnë me nevojat elementare. Noporn shtoi se moti i keq dhe një stuhi e fortë e shkaktuar nga sezoni i musoneve në Tajlandë pengoi shumë familje që t’i çonin fëmijët e tyre në kopsht këtë mëngjes.

“Shumë njerëz janë të shkatërruar dhe shumë prindër ndjehen të lumtur që nuk i dërguan fëmijët e tyre në kopsht për shkak të motit”, tha një redaktor tajlandez i BBC-së.

Pak orë para sulmit, sulmuesi ishte në gjykatë për drogë

Sulmuesi i Panya Kamrab u arrestua në janar për posedim të metamfetaminës dhe u paraqit në gjykatë për akuzat për posedim droge disa orë para sulmit në kopshtin e fëmijëve, tha policia tajlandeze.

Ai do të dënohej të premten, por vrau veten dhe familjen e tij ndërsa policia e kërkonte pas sulmit./Tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *