Denari i Maqedonisë së Veriut është shtuar në listën valutore të valutave në Sërbi

Banka Kombëtare e Serbisë (NBS) njoftoi sot se nga 1 nëntori do të përfshijë dy valuta të reja në listën e valutave që tregtohen në tregun valutor të Serbisë, monedhën e Maqedonisë së Veriut – denarin dhe dirhemin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa kuna e Kroacisë do të fshihet nga 1 janari 2023 kur Kroacia do të hyjë në Eurozonë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Me marrjen e vendimit për përfshirjen e denarit maqedonas në listën e valutave të tregtuara në tregun e brendshëm devizor, Banka Popullore e Serbisë u orientua nga zhvillimi ekonomik dhe format tjera të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe potencialin për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, veçanërisht pas lansimit të iniciativës Open Balkan, njoftoi NBS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *