A do të bëhet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?
Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester United nga familja Glazers.
Dhe i pyetur nga gazetarët të mërkurën nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj “Në rregull, do ta shqyrtoj”. Familja Glazer ka nxjerrë zyrtarisht në treg Manchester United pas gati 18 vitesh pronësi. Glazers po kërkojnë një çmim më të madh se 5 miliardë funte (5.8 miliardë euro) për të shitur klubin.


