Taravari nesër pritet që të shpallë kandidaturën për kryetar të partisë
Sipas buriemve të Gazetës Lajm, nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari nesër shpall kandidaturën e tij për kryetar të partisë.
Sipas këtij burimi, strukturat partiake tashmë kanë mbledhur nënshkrimet për mbështetjen e kandidimit të tij, ndërsa Taravari gëzon përkrahjen e të gjitha degëve dhe anëtarësisë së gjërë si dhe të eksponentëve të lartë të partisë, konfirmojnë për Lajm nga ASH.
Kujtojmë se Kongresi i Aleancës për Shqiptarët është caktuar të mbahet më 17 dhjetor dhe vjen pas dorëheqjes së parevokueshme të ish-kryetarit Ziadin Sela.


