Protesta e PD-së në Shqipëri përfundon me 11 policë të lënduar dhe 23 të shoqëruar
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë. Në një komunikatë zyrtare, autoritetet bëjnë të ditur se gjatë protestës është përdorur dhunë, përfshirë sulme me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta. Si pasojë, 11 efektivë policie kanë marrë lëndime dhe aktualisht po marrin ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, policia njofton se janë shoqëruar 23 persona. Gjatë verifikimeve është konstatuar se një prej të shoqëruarve është i mitur.
Policia po vazhdon me hetimet dhe verifikimet për të identifikuar dhe sanksionuar përgjegjësit për incidentin.

