Banori i BBVA kërkon falje familjes së Brikenës: “Nuk ishte qëllimi im të lëndoj askënd”
Një nga banorët e BBVA ka kërkuar falje publikisht nga nëna e Brikenës, si dhe nga e gjithë familja e saj, pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë.
Ai u shpreh se ndihet keq nëse deklaratat ose veprimet e tij kanë shkaktuar ndonjë dhimbje apo ofendim, duke theksuar se nuk ka pasur kurrë qëllim të prekë dikë.
Gjatë takimit, ai i shtrëngoi dorën nënës së Brikenës dhe i përsëriti se ndihet sinqerisht keq për situatën, shkruan Kosovarja.

