Vuçiç: Ukraina do të humbë gjithçka, nëse e njeh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pretendon se Ukraina do të humbë brenda ditës gjithçka që ka në dorë, nëse e njeh pavarësinë e Kosovës pasi sipas tij, me këtë veprim do ta humbte plotësisht besueshmërinë e vet politike.

Pas kësaj, si mund të thotë Ukraina se i përmbahet ligjit ndërkombëtar? Jam i bindur se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk do ta hedhë këtë aty”, ka thënë presidenti serb.

Ai shtoi se “Ukraina është një shtet mike e Serbisë, dhe se nuk ka telashe në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur në shkurt 2008. Po ashtu edhe Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Beogradi dhe Prishtina janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve.

Ukraina është duke u përballur me një agresion rus që nga shkurti 2022, kur Moska e nisi pushtimin e saj. Në vitin 2014, Rusia e aneksoi gadishullin ukrainas, Krimenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *