Vrasja në Kosovë: Dyshohet për dy vrasje dhe një vetëvrasje
Prokuoria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimin lidhur me rastin në fshatin Rufc të Lipjanit ku janë gjetur të vrarë tre persona.
Zëdhënësjsa e kësaj prokuorie Laureta Ulaj për portalin rtv21.tv tha se dyshimet janë për vrasjen e dy personave si dhe një vetvrasjeje.
“Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, tha Ula
“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.”
Ajo po ashtu njoftoi se se trupat e pajetë do të dërgohen në IML për obduksion.
“Trupat e pajetë, me urdhër të Prokurores së Shtetit do të dërgohen në IML për obduksion, derisa veprimet hetimore do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit në plotëni”, përfundoi Ulaj.

