Voziste me leje të vozitjes të falsifikuar, privohet nga Policia
Në datë 3.10.2022 rreth orës 00:15 në afërsi të pikës pagesore në Gostivar, njësitë e policisë financiare të SPB Tetovë – Njësia e punëve të brendshme Gostivar e privuan nga liria 35 vjeçarin R.Q. nga Orashja e Tetovës, për shkak të dyshimit se ka poseduar leje të vozitjes e cila ka qenë e falsifikuar, e cila i është marrë.
Ai është shoqëruar në Stacionin Policor në Gostivar ku eshtë mbajtur për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit.


