Kriza energjetike godet rëndë edhe Gjermaninë

Kriza energjetike i ka dhënë goditje të rëndë edhe Gjermanisë, konkretisht sektorit të biznesit.

Mbi 15.000 dyqane po përballen me krizën energjetike, njofton Spiegel, duke cituar Shoqatën Gjermane të Shitjeve me Pakicë.

Sipas raportit, Shoqata Gjermane e Shitjeve me Pakicë i shkroi një letër Zëvendës-Kancelarit dhe Ministrit të Ekonomisë Robert Habek duke paralajmëruar se “kostot shpërthyese të energjisë” po e bëjnë të pamundur që gjithnjë e më shumë shitës me pakicë të përballojnë bukën e gojës.

Duke pasur parasysh rënien e mprehtë të fuqisë blerëse të familjeve private dhe inflacionin e lartë rekord, vështirë se do të jetë e mundur kalimi i kostove në rritje të energjisë tek konsumatorët, thonë ata.

Prandaj shoqata i bëri thirrje Berlinit që të ndërhyjë duke kufizuar përkohësisht tarifat dhe duke ulur në minimum taksat e energjisë elektrike./vesnik.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *