Von der Leyen: Maqedonia e Veriut i përket BE-së, partitë le t’i votojnë ndryshimet kushtetuese
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në profilin e saj në Twitter, ka shprehur sot shpresën se të gjitha partitë në Kuvendin e Maqedonisë do të mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.
“Shkëmbim i mirë i mendimeve me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. E përshëndeta paraqitjen e amendamenteve kushtetuese nga qeveria e tij në parlament. Shpresoj se të gjitha partitë do t’i mbështesin, për të avancuar rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut i përket BE-së”, shkroi Von der Leyen në Twitter.

