Kallëzim penal për dhunë ndaj sulmuesit të ekipit të televizionit Alsat

Policia ka përgatitur dhe dorëzuar kallëzim penal për dhunë ndaj sulmuesit të ekipit të televizionit Alsat. Prokuroria Themelore Publike do të merret me të gjitha procedurat e mëtejshme, ndërsa përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse thonë se do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që të dërgohet porosi se nuk do të ketë tolerancë ndaj asnjërit që guxon të ngre dorën ndaj gazetarëve.


Këtë rast e punojmë së bashku me prokurorinë publike kompetente me qëllim që të dërgojmë porosi të qartë se absolutisht nuk ka tolerancë ndaj cilitdo që do të ngrit dorën ndaj gazetarëve. Me zgjidhjen e shpejtë të rasteve të tilla porosia është e qartë për të gjithë ata që në të ardhmen do të guxojë të ngrejë dorë ndaj gazetarëve. Çdo sulm ndaj gazetarëve do të jetë i dënuar në mënyrë drastike sipas rregulloreve ligjore…” – Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *