Vdes fotografi i famshëm Douglas Kirkland
Vdes në moshën 88-vjeçare fotografi i famshëm Douglas Kirkland, fotot e tij ikonike përjetësuan Marilyn Monroe.
Fotot e Douglas Kirkland kanë bërë histori, njësoj si ato të Marilyn Monroe, që edhe sot janë ndër imazhet më të bukura të aktores.
Artisti kanadez vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxhelos në moshën 88-vjeçare, ku jetonte me gruan e tij Francoise, me të cilën kishte punuar së bashku për dekada. I lindur më 16 gusht 1934 në Kanada, Kirkland ka fotografuar më shumë se 600 të famshëm të mëdhenj, ai ishte një “fotograf special”.





