Goditet grupi kriminal në Spanjë ku pjestar ishin edhe shqiptarë

Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një grup shqiptarësh që merrej kultivimin e lëndës narkotike.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se në kuadër të një operacioni të koduar policor “Delhi”,në pranga kanë rënë 6 shqiptarë, ndërkohë janë sekuestruar pajisje të shumta për mirëmbajtjen dhe kultivimin e marijuanës.

Një nga laboratorët e kanabisit u zbulua në një banesë në La Móra (Tarragona).

Pas një periudhe vëzhgimi dhe lokalizimi, autoritetet u futën në shtëpi ku arrestuan tre persona dhe sekuestruan 780 bimë kanabisi, 9620 kg sytha dhe një armë zjarri.

Operacioni kulmoi me arrestimin e 3 personave me origjinë shqiptare.

Më në një fazë, policia zbuloi një fermë të madhe kanabisi ku ishin mbjellë 4476 bimë, mediat e huaja.

Plantacioni raportohet se ruhej nga tre persona me origjinë shqiptare të cilët u arrestuan. Aktualisht shqiptarët e arrestuar ndodhen në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *