Trump: Shpresoj që vrasësi i Kirk të dënohet me vdekje 👇🏻

Presidenti amerikan, Donald Trump shpreson që vrasësi i Charlie Kirk të dënohet me vdekje.

“Epo, shpresoj — ai do të shpallet fajtor, mendoj — dhe shpresoj që të marrë dënimin me vdekje”, tha Trump. “Çfarë bëri, Charlie Kirk, ai ishte personi më i mirë, ai nuk e meritonte këtë. Ai punoi aq shumë dhe aq mirë, sa të gjithë e pëlqyen.”, theksoi Trump.

“Në Utah, ata kanë dënimin me vdekje dhe atje keni një guvernator shumë të mirë. Guvernatori, e kam njohur, guvernatori është shumë i vendosur për dënimin me vdekje në këtë rast.”, deklaroi presidenti./abcnews.al