Arta Mero: Këtë herë, studentët na mbajtën ligjerata neve 👇

Është rregull që profesorët mbajnë ligjërata studentëve. Këtë herë, studentët na mbajtën ligjëratë neve 🙂
Na rikujtuan se e drejta nuk mbrohet vetëm në amfiteatër dhe në libra, por edhe në praktikë, me këmbëngulje, argumente dhe besim në parimet kushtetuese (sado i lëkundur besimi në to mirëpo ja që ka forca që të detyrojnë ti respektojmë).
Kërkesa për organizimin e Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk ishte thjesht një kërkesë studentore. Ishte një mësim mbi sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të garantuara dhe zbatimin e PARIMIT të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në ushtrimin e profesionit të juristit.