Tragjike – vritet për një kanal uji 👇🏻
Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme teksa Besmiri ishte në një lokal bashkë me disa miq të tij. Xhesioni iu afrua dhe e qëlloi me thikë për vdekje, më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Shokët e të ndjerit nuk patën asnjë mundësi që të ndërhynin, pasi ngjarja ndodhi shumë shpejt.
Shkak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një konflikt i vjetër për kanalin vaditës.
“Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të vazhdueshëm mes dy familjeve, lidhur me përdorimin e një kanali vaditës në fshat. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njoftoi Policia e Fierit.

