Tragjedi e tmerrshme në Bosnjë, fëmija i sapolindur gjendet në deponi

Një i porsalindur i vdekur është gjetur në deponinë afër Lukavacit, me shumë gjasa i mbytur, njoftoi sot Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës.

I porsalinduri është gjetur dje nga vendasit dhe është dërguar menjëherë në polici. U konstatua se ishte një foshnjë nga tre deri në pesë ditë.

“Autopsia ka përfunduar dhe konstatimet dhe mendimi i ekspertit do t’i kalojnë prokurorisë. Me shumë mundësi bëhet fjalë për mbytje. Të gjitha rrethanat e tjera janë ende duke u përcaktuar”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Kantonit të Tuzlës, Admir Arnautovic.

Mjeku ligjor i Qendrës Shëndetësore në Lukavac konfirmoi vdekjen dhe konstatoi se ishte një e porsalindur femër, njoftuan mediat e Sarajevës./vecer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *