Tifozët grek trazojnë qendrën e Shkupit

Në orët e pasdites një grup tifozësh nga Greqia prishi rendin dhe qetësinë publike në qendër të Shkupit, për këtë arsye në rrugën e frekuentuar afër Rekordit kishte prani të shtuar të policisë.

Sot rreth orës 16:00 në SPB Shkup është raportuar se në zonën Qendër-Shkup është shkelur rendi dhe qetësia publike nga tifozë të një grupi tifozësh nga Republika e Greqisë. Në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policisë dhe janë konstatuar se disa nga personat e grupit kanë marrë sende nga një objekt shitëse dhe kanë sulmuar fizikisht kalimtarët e rastit. Grupi është siguruar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj autorëve do të dorëzohen parashtresat përkatëse, tha MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *