Rrokulliset autobusi me pasagjerë në Serbi, raportohet për të vdekur

Deri të aksidenti erdhi kur një autobus me plot pasagjerë u rrokullis, e sipas informacioneve të para një person ka humbur jetën e 15 tjerë janë lënduar, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat serbe, autobusi u rrokullis kur shoferi doli nga mjeti dhe harroi ta tërheq frenin e dorës, ku autobusi filloi të lëvizë pas dhe në një moment u rrokullis.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të shumta të ndihmës së shpejtësi, zjarrfikësve dhe policia e Serbisë.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar./alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *