Thaçi: Në politikë budallenjtë janë më të rrezikshëm se tradhëtarët
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka deklaruar se çështja e ndryshimit kushtetues për 20 përqindshin e shqiptareve do të ndodh në momentin e duhur dhe se nuk është aspak momenti sipas tij, që të behët marketing politik me këtë çështje.
Në pyetjen se a do të marrë pjesë në takimin e liderëve politik, ai u shpreh se “Në politikë, budallenjtë janë më të rrezikshëm dhe tradhëtarët”.
Thaçi shtoi se e rëndësishme momentalisht është që çështja e ndryshimit kushtetues për shqiptarët të bëhët temë kryesore tek të gjitha partitë shqiptare.


