Mickoski: Nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese
“Ajo që mund të konkludoj është se shumica nuk ka shumicën parlamentare për amendamentet kushtetuese dhe në bazë të këtij konkluzioni, pasoja logjike e ngjarjeve është shpërbërja e Kuvendit, formimi i qeverisë teknike dhe kalimi në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi sot lideri i opozitës VMRO-DPMNE, pas takimit të liderëve në Kuvend.
“E vetmja temë që ka qenë në fokus të tyre është se ata janë të interesuar të defokusohen nga ku kanë dështuar, e këto janë të ashtuquajturat amendamente kushtetuese nën maskën e një lloj të ardhmeje evropiane”, theksoi Mickoski.


