Tërmet në Japoni,shemben shumë objekte , paralajmërim për tsunami!
Një tërmet i fuqishëm ka goditur bregun juglindor të Tajvanit më 18 shtator, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Nga dridhjet e tokës është shembur të paktën një ndërtesë, duke shtyrë Japoninë që të lëshojë paralajmërim për cunami.
Tërmeti ndodhi rreth 50 kilometra në veri të qytetit Taitung tē Japonisë dhe është regjistruar me fuqi prej 7.2 shkallëve, me thellësi prej 10 kilometrave.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami, duke këshilluar për kujdes banorët në ishujt afër Tajvanit.
Japonia tha se pritet që valët e detit të arrijnë lartësi deri në një metër. Megjithatë, nga pamjet e publikuara në televizione, në ishujt e prekur nga tërmeti nuk u panë valë të larta.


