Të shtëna me armë në Shëngjin
Të shtëna me armë zjarri raportohen mbrëmjen e sotme në Shëngjin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, tek ‘Rana e Hedhun’, pas një konflikti çasti.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë plagosur dy persona, një prej tyre me inicialet A.Nikolla 28 vjeç, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

