Sulmohen dy persona në sheshin e Mitrovicës së Veriut

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Express nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Dy persona janë sulmuar në qendër të Mitrovicës së Veriut, që të dy kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre është e mirë”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dhënë detaje për motivin e sulmit apo të dhëna për identitetet e personave.

Policia e Kosovës po vazhdon ta hetojë rastin. /Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *