Struga Trim&Lum në ndeshjen e ardhshme niset me avantazh

Struga fiton ndeshjen e parë ndaj Buducnostit e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Një fitore me shifrat 1-0 që afron të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro me raundin e tretë. Sa i takon ndeshjes, Struga ishte e orientuar drejt sulmit për pjesën më të madhe të sfidës, me rastin e parë që e krijoi Besart Ibraimi në minutën e shtatë.

Ky ishte goli i vetëm i cili vendosi fatin e kësaj sfide edhe pse gjatë ndeshjes ekipi strugan kishte edhe mundësi të tjera të cilat lojtarët strugan nuk arritën që ti finalizojnë me sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *