Struga Trim&Lum ndalon ritmin e fitoreve,kësaj radhe mundet nga Fc Shkupi
Me golin e vetëm që e shënoi Fredi Alvarez në minutën e 57 nga penaltia, ekipi i Shkupit shënoi fitoren e pestë në sezonin vjeshtor të kampionatit 2022/2023.
Mbetet i dyshimt nëse arbitri solli vendimin e drejt në rastin e dhënies së 11 metërshit në favor të skuadrës së Shkupit. Goli i shënuar nga pika e bardhë ishte goli që i dha 3 pikët Fc Shkupit.
Skuadra e Strugës kishte rastin ideal për të barazuar rezultatin por Valentin Koçovski nga afërsia nuk arriti të konkretizoi.
Si do që të jetë me përfundimin e rrethit të parë Struga Trim Lum mbetet lider në renditjen e tabelës me 25 pikë, para Shkëndijës që ka 19 dhe Shkupit me 18 pikë.


