SPAK arreston ish-kryetarin e bashkisë Fushë Arrëz

Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci është arrestuar një natë më parë nga SPAK.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre.

Është vënë në arrest shtëpie edhe administratori i njësisë së Fushë-Arrëzit.

Po ashtu mësohet se është lënë masa detyrim me paraqitje për një fadromisti.

Kujtojmë se i vëllai i Fran Tucit, Arben Tuci ka qenë në mesin e 22 emrave të arrestuar gjatë operacionit kombëtar antidrogë në vitin 2020, të një grupi kriminal me drejtues Kreshnik Muratajn dhe me shtrirje nga Kukësi në Gjirokastër.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}