SOT MË NDRYSHE ¿¡

Organet e hetuesisë, prokuroria, gjykatat dhe policia krijohen, për të ruajtur shoqërinë nga hajdutët dhe kriminelët, por gjithnjë duke u bazuar në respektimin e ligjeve ekzistuese.

Të gjitha institucionet krijohen, për t’u trajtuar shoqëria në mënyrë adekuate dhe në përputhje me aktin e themelimit të tyre.

● Shkolla mvesh fëmiun me petkun e edukatës, kulturës dhe dijes.

● Spitali me trajtimin dhe ruajtjen e shëndetit të njeriut dhe krijesave që i shërbejn shoqërisë.

● Prokuroria me hetimin dhe gjurmimin e fenomeneve devijante që zhvillohen në shoqëri.

● Gjykata me shqyrtimin dhe ndarjen e drejtësisë, për të gjithë të përndjekurit dhe të akuzuarit.

● Policia me mbajtjen e rendit, mbrojtjen e qytetarit, pronës dhe pasurisë së Tij.

● Kuvendi me sjelljen dhe herrjen e ligjeve, të cilat do të jenë në mbrojtje dhe në shërbim të popullatës.

● Qeveria në hartim, zhvillim dhe orientim të politikave shtetërore, nga të cilat përfitojnë shtetasit dhe të tjerët që jetojnë në vend.

FATI I INSTITUCIONEVE:

● Shkolla në duar të inspektorit që trafikon drogën !

● Prokuroria në duarët e të paditurit, i cili është pajisur me diplomë të blerë në pazar !

● Gjykata në shërbim të hienave që rjepin e burgosin të varfërin dhe i dhurojnë liri të pasurit në këmbim të mitmarrjes !

● Policia në mëshirën dhe udhëheqjen e kriminelit, sepse profesionisti është margjinalizuar nga politikani hajdut.

● Kuvendi në pronësi të kuvendarve që shiten e blihen, për pesë pare në momentet që duhet të mbrojnë interesat e qytetarit !

● Qeveria si’çerdhe e shoferve të çertifikuar nga Sektori i Gjashtë, të cilët janë pararoja dhe roja e zigjirit kriminal të tregtisë së zezë !

VENDI (SE SHTET KA IKUR…) NË DUAR:

Të të luajturve mendsh, të cilët dirigjohet nga politikani kriminel, i paedukuar, pashkolluar, pakulturuar dhe skajshërisht i korruptuar.

*Ps: Shpëtimi te kryengritja popullore dhe ndëshkimi i kriminelve udhëheqës.

Autori :F. B. L.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *