Shqipëri/ Ministria e Brendshme do të udhëhiqet nga një grua

Sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po bën prezantimin e ministrave që do të shërbejnë në Qeverinë e 4-të të drejtuar nga ai.
Ministre e Brendshme atje do të jetë Albana Koçiu, e cila në qeverinë e kaluar Rama 3 ishte Ministre e Shëndetësisë.
“Ka qenë për 10 vjet në administratë publike dhe në drejtimin e ministrisë së shëndetësisë më ka krijuar bindjen se ka një kapacitet të madh motivues të njerëzve”, tha Rama.

