Shpërthime të forta në aeroportin ushtarak në Greqi (Video)

Shpërthime të forta jehojnë në aeroportin ushtarak në Nea Anchialos, një periferi e qytetit grek të Volos, i cili është pjesë e rajonit të Magnezisë.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për magazina të municioneve të Forcave Ajrore Greke.

Media Greke ka frikë nga skenari më i keq, i cili është një shpërthim i raketave nga Forcat Ajrore Greke në instalimet ushtarake.

Megjithatë, sipas informacioneve ende të paverifikuara, është e mundur të ballafaqohemi me shpërthime të rezervuarëve të karburantit në aeroportin ushtarak.

Rreth 6 zjarre kanë rënë njëkohësisht në portin dhe qytetin grek të Volos, ku temperatura prej ditësh është mbi 40 gradë./alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *