Shoferi i veturës godet gruan në Tetovë, nga aksidenti merr plagë të rënda
Një grua 45-vjeçare nga Tetova është lënduar rëndë pasditen e sotme pasi një veturë e ka goditur rreth orës 16:00 në rrugën përballë sheshit të qytetit në Tetovë, njofton SPB Tetovë.
Për shkak të plagëve të rënda, gruaja është dërguar me autoambulancë në Spitalin Klinik.
-Sot (10 tetor) rreth orës 16:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Todor Cipovski-Merjan” në Tetovë, mjeti motorik i tipit “Audi” me tabela regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga 68-vjeçari nga Tetova, E.G. ka goditur 45-vjeçarin Z.J. (këmbësor) nga Sedlarca e Poshtme. Në aksident këmbësori Z.J., ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për tretman mjekësor, thotë Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.


