Ukraina konfirmoi se nga sulmet ruse ka 11 viktima civile dhe 64 të plagosur

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 64 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë ditën e sotme, njoftoi shërbimi i emergjencës shtetërore ukrainase.

Më herët kishte informacione për 10 të vdekur dhe 60 të plagosur, si pasojë e sulmeve ruse në zona të ndryshme të territorit të Ukrainës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, shkroi në Twitter se marrëzitë se Putini u provokua duhet të ndalen.

“Ai nuk ka nevojë për asgjë që ta ‘provokojë’ për të kryer krime të tmerrshme”, thekson ministri ukrainas.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}