Malazezja ka përfunduar në polici pasi ka rrahur ish-dashnorin e saj nga Gostivari
Një dramë dashurie ka ndodhur në Gostivar, ku një 29-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka rrahur ish-të dashurin e saj.
Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit, dje në orën 18:45 kanë ndaluar J.S., shtetase e Malit të Zi, për shkak se paraprakisht kishte sulmuar një banor 39-vjeçare në një fshat të Gostivarit, me të cilin kishte qenë në lidhje. J.Sh. e sulmoi idh të dashurin me një objekt prej xhami. Gruaja është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë edhe padia përkatëse./faktor.mk


