Santos nënvlerson Ronaldon
Trajneri i kombëtares Portugeze ka nënvlerësuar yllin e Kombëtares pasiqë në ndeshjet vendimtare atë e ka lënë në pankinën e rezervave. Rreth kësaj situate, Santos është sqaruar se si erdhi deri tek ky vendim.
Nuk pendohem që e lashë Ronaldon në stol, ka thënë fillimisht trajneri Santos. “Nuk do të ndryshonte asgjë, për sa i përket ekipit nuk mund të mendoj me zemër”. “Unë përdora skuadrën e cila luajti shumë mirë në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe nuk kishte asnjë arsye për ta ndryshuar atë ndaj Marokut”.
“Vendimi strategjik që duhej ta ndërrmerja ishte një nga më të vështirët, por nuk mund ta mendoj me zemër, duhet të mendoj me kokën time”.


