“Safe City” nis kontrollin e automatizuar në trafik: Ja shkeljet dhe gjobat fikse
Projekti “Safe City” sjell kontroll të automatizuar në trafik, ku kamerat do të regjistrojnë shkeljet dhe do të shqiptojnë menjëherë sanksione për katër kundërvajtje kryesore, me gjoba fikse të përcaktuara me ligj.
Tejkalimi i shpejtësisë do të sanksionohet sipas nivelit të tejkalimit:
deri në 20 km/h mbi kufirin e lejuar: 20 euro nga 20 deri në 30 km/h: 45 euro nga 30 deri në 50 km/h: 300 euro dhe ndalim i drejtimit nga 3 deri në 12 muaj mbi 50 km/h: 400 euro dhe ndalim i drejtimit për së paku 12 muaj
Kalimi në semafor të kuq do të dënohet automatikisht me:
250 euro gjobë ndalim të drejtimit nga 3 deri në 12 muaj
Në rast se shkelja shkakton rrezik apo aksident trafiku, parashikohet edhe përgjegjësi penale.
Drejtimi i automjetit të paregjistruar do të dënohet me:
100 euro gjobë për shoferin 250 euro gjobë për pronarin e automjetit, nëse është person tjetër
Parkimi ose ndalimi në vende të ndaluara do të sanksionohet me:
30 euro për kundërvajtje standarde 45 euro nëse automjeti pengon qarkullimin 50 euro nëse është parkuar në vend të rezervuar për persona me aftësi të kufizuara
Sipas ligjit, gjobat e paguara brenda tetë ditëve ulen për 50 për qind, ndërsa përsëritja e shkeljeve mund të çojë deri në heqje të patentë shoferit. Tre ndalime për drejtim brenda katër viteve rezultojnë me humbje automatike të patentës së shoferit. /Alsat.mk

