Aleanca për Shqiptarët zgjedh Daim Luçin në krye të degës së Çairit
Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar procesin e riorganizimit të strukturave partiake me mbajtjen e Kuvendit të degës në Çair, ku Daim Luçi është zgjedhur kryetar i degës.
Në kuvend mori pjesë edhe kryetari i partisë, Arben Taravari, së bashku me deputetë, kryetarë komunash dhe funksionarë të lartë partiakë.
Përveç zgjedhjes së kryetarit të degës, delegatët zgjodhën edhe nënkryetarët, sekretarin, organet e tjera drejtuese, si dhe delegatët që do ta përfaqësojnë degën në Kongresin e ardhshëm të partisë.
Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se procesi i ristrukturimit synon ndërtimin e strukturave të forta, funksionale dhe të qëndrueshme në të gjitha degët e partisë.
Sipas partisë, konsolidimi i degës në Çair nuk ka për qëllim vetëm plotësimin e strukturave organizative, por edhe fuqizimin e përfaqësimit politik në këtë komunë, duke ofruar një alternativë të besueshme për qytetarët që kërkojnë dinjitet, drejtësi dhe përfaqësim më të fuqishëm politik.

