Ronaldo rikthehet në Seria A

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A.

Gjatë ndeshjes Manchester United-Tottenham, Erik Ten Hag e nxorri Ronaldon në nxemje, por në fund nuk e aktivizoi portugezin dhe ky i fundit e braktisi fushën para se të mbaronte ndeshja.

Drejtuesit e Djajve të Kuq nuk e kanë toleruar sjelljen e Ronaldos dhe kanë vendosur ta përjashtojnë nga skuadra.

Ronaldo ka vendosur të largohet nga Old Trafford në janar dhe e përditshmja italiane La Repubblica ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se portugezi do të rikthehet në Serie A.

Sipas La Repubblica, Ronaldo në janar do ta vesh fanellën e Romës. Edhe pse 38-vjeç, Mourinho beson se Ronaldo do të jetë një përforcim i madh për Giallorosët./Arenasportshqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *