Erdogan: Putini është zbutur
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë sot se e ka vënë re se presidenti rus Vladimir Putin tani është zbutur dhe është më i hapur ndaj dialogut se më parë.
“Pashë që Putini tani është shumë më i butë dhe më i hapur ndaj dialogut se më parë. Do të shohim se çfarë do të sjellin bisedat telefonike që do të kemi në ditët në vijim. Ne do të dëgjojmë Putinin dhe Vladimir Zelensky,” u tha Erdogan gazetarëve gjatë kthimit të tij nga Azerbajxhani.
Erdogan theksoi se shpreson të bisedojë me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës në të ardhmen e afërt, raporton gazeta turke Hurriyet./almakos


