Reali dhe Juventusi mposhten në transfertë, City i Haaland-it merr vetëm 1 pikë, kurse Psg dhe Milan “turpërojnë” kundërshtarin.

Real Madridi sonte dëshmoj që din edhe të dalë si humbës nga fusha e blertë pasiqë u mund në transfertë nga skuadra e Leipzig me rezultatin 3-2.

Skuadra e Juventus e cila këtë sezon e ka filluar me rezultate negative si asnjëher më parë, sonte arriti që të mposhtet nga skuadra e Benfikës me rezultatin e ngusht 4-3.

Skuadra e Haaland, Manchester City pas rezultateve pozitive si në Kampionatin Anglez, poashtu edhe në Champions League, sonte arriti që të marrë vetëm 1 pikë në transfertën kundër Borusia Dortmund e cila ndeshje përfundoi pa gola me rezultaton 0-0.

Nga ana tjetër mbremjen e sontme kishte edhe fitore të thella ku skuadra e Psg në shtëpinë e saj me rezultatin 7-2 arriti të fitojë skuadrën e M.Haifës.

Mrekullia tjetër ndodhi në ndeshjen ndërmjet Dinamo Zagreb dhe Milanit e cila përfundoi me rezultatin 0-4 në favor të skuadrës Italiane.

Skuadra e Chelsea në transfertë arriti të nxjerrë fitore ndaj skuadrës së Salzburg me rezultatin 1-2, kurse skuadra e Sevillës arriti të mposht me rezultatin 3-0 skuadrën e Copenhagen.

Ndeshja ndërmjet Seltik dhe Shakhtar u mbyll me rezultatin 1-1.

Ndeshjet tjera të grupeve do të luhen nesër në ora 18:45 dhe 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *