Rashiq: Unë dhe familja ime ndihemi më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se ai si serb dhe familja e tij ndihen më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi.

“Unë si serb dhe familja ime si serbe ndihemi më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi”, ka thënë Rashiq, për Hayat.ba, përcjell Telegrafi.

Më pas ai ka cituar Oliver Ivanoviqin se “serbët në veri nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët por kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”.

“Ja kao Srbin i moja porodica kao srpska sigurnije se osjećamo na Kosovu nego u Srbiji. Kako je to jednom prije nego što je ubijen rekao Oliver Ivanović: Srbi na sjeveru Kosova nemaju problem sa Albancima. Oni imaju problem sa Srpskom listom i vladom u Beogradu” kazao je za…

“Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve të Kosovës, zhvendosja më masive po ndodhin në kohën kur Lista Serbe është në pushtet. Lista Serbe është degë e SNS-it të Beogradit. Do kemi dëm të pariparueshëm…”, kishte thënë Rashiq./ Telegrafi

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}