Qytetarët e Parisit pushtojnë rrugët e qytetit. Kjo është arsyeja!

Mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të Parisit për të protestuar ndaj rritjes së kostos së jetesës.

Protestuesit, të organizuar nga partitë e krahut të majtë dhe sindikatat, kërkuan paga më të larta, taksim më të lartë të fitimeve të kompanive të mëdha dhe hapa të tjerë për të zbutur efektet e inflacionit në rritje.

Demonstruesit kritikuan politikat e qeverisë së presidentit Emmanuel Macron në mes të krizës energjetike dhe shprehën gjithashtu pakënaqësi për “mosaktivizimin e klimës”, duke kërkuar investime më të mëdha në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Përveç kësaj, organizatorët e protestave kërkojnë ngrirjen e çmimeve të energjisë, mallrave bazë dhe qirave, si dhe po kundërshtojnë reformat e planifikuara të pensioneve./tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *