QEVERIA VENDOSI: SHKOLLAT DHE SPITALI DO PAGUAJNË ENERGJI ELEKTRIKE MË LIRË
Shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë vendin do të kalojnë në tregun e rregulluar, ndërsa të gjitha objektet shëndetësore do të pajisen me energji elektrike përmes shitjeve të ESM me çmim më të favorshëm se bursa.Një vendim të tillë e ka marrë sot Këshilli Ekonomik dhe Energjetik i Qeverisë me qëllim që këto institucione të paguajnë energjinë elektrike më lirë se më parë, për shkak se ishin në tregun e lirë dhe për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursat evropiane,kanë rritje të ndjeshme në faturat.
“Këshilli Ekonomik dhe Energjetik i qeverisë sapo ka përfunduar mbledhjen e tij dhe kemi marrë vendime që dua t’i ndaj me publikun, të cilat kanë të bëjnë me një furnizim të besueshëm, të qëndrueshëm me energji në periudhën e ardhshme. I bëj thirrje Qytetit të Shkupit, KRE dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës që sa më parë të japin mendim pozitiv për vendimin, i cili do të krijojë kushte për funksionimin e plotë të ESM-së me termocentralet. Janë siguruar mjete financiare për energjinë e nevojshme për energji termike”, tha Kovaçevski, duke shtuar se sezoni i ngrohjes, si zakonisht, do të fillojë më 15 tetor.


