Kovaçeski: Jam i sigurtë se kemi shumicë qeveritare
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në konferencën e jashtëzakonshme për media, ai ka theksuar se nuk mund të komentojë për zhvillimet e brendshme në BDI.
Në lidhje me emërimet e drejtorëve nga Qyteti i Shkupit, Kovaçevski, siç ka përmendur, nuk ka pjesëmarrje në ato.
– Jam i sigurt se kemi një shumicë qeveritare. Nuk mund të komentoj zhvillimet e brendshme partiake në BDI, ndërsa për emërimet e bëra nga Qyteti i Shkupit nuk kam asnjë involvim, tha kryeministri.


