“Pse po pi cigare aty?!” – solli deri tek përdorimi i armëve 👇🏻

Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Gjithçka ka filluar në momentin kur një automjet i bardhë, me të cilin lëviznin disa persona, ka ndaluar pranë banesës së autorit, me çrast personi me inicialet O.A., 28 vjeç, i është afruar dhe i ka qortuar pse po pinin cigare afër shtëpisë së tij dhe pse po kalonin në atë rrugë.

Pas shkëmbimit të fjalëve ka ardhur deri tek një konflikt fizik mes të rinjve, ku ndërhyrja e personave të tjerë sikur arriti të shuaj atë konflikt, por vetëm pak minuta më vonë, O.A., u rikthye i armatosur me kallashnikov dhe qëlloi disa herë drejt makinës së bardhë. Për fat të mirë, nga të shtënat nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.